Ditë më parë, të gjithë shqiptarët u shokuan me të marrë lajmin se ish-kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ndërroi jetë.
Ky lajm ka bërë që shumë prej shqiptarëve të pikëllohen, kjo pasi një nga njerëzit më meritorë për futbollin kosovar, u nda befasishëm nga jeta.
Të shumtë ishin edhe figurat publike të cilët shprehën ngushëllime qoftë përmes rrjeteve sociale, apo duke bërë homazhe.
Reperi Gold AG është një ndër ta, i cili ka vlerësuar lartë figurën e të ndjerit, duke bërë homazhe para portretit të Fadil Vokrrit.
Këtë fotografi ai e ka publikuar në Instagram, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka lënë një mesazh të ndjerë për Vokrrin.
” Lamtumirë legjendë, keq që po të vlerësojmë kur të humbëm”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.
Komentet e fansave përbri fotografisë kanë qenë të shumta, teksa shumica e komentuesve gjithashtu kanë shprehur vlerësime për të ndjerin. /Telegrafi/