Site icon Telegrafi

Gold AG paralajmëron “Shqiptar 3”

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur Gold AG është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për hitet e shumta të tij.

Ndër vite, ai ka sjell shumë këngë, të cilat shpesh janë mirëpritur nga fansat, por ka pasur edhe nga ato projekte që kanë ngjallur reagime.

Të tilla janë këngët “Shqiptar 1” dhe “Shqiptar 2”, teksti i së cilave shprehte revoltë kundër të bëmave dhe politikës në vend.

Mirëpo pavarësisht këtyre, Gold AG duket se nuk e ka ndër mend të ndalet, përderisa ka menduar edhe realizimin e versionin të tretë të kësaj kënge.

https://www.youtube.com/watch?v=_6ejvfaX4LY

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, në përshkrimin e së cilës ka pyetur fansat se a janë gati për “Shqiptar 3”.

“Shqiptar 3 … po më duket edhe shteti është duke thënë: Publikoje o Gold”, ka shkruar reperi me prejardhje nga Presheva, në Instagram.

Kujtojmë se nga kënga “Shqiptar 1”, ai kishte përfunduar edhe në arrest, për shkak të denoncimit të ish-deputetes së asaj kohe, Alma Lama, e cila kishte reaguar për përmendjen e emrit të saj në këngën e tij.

E njëjta këngë kishte apostrofuar edhe disa nga këngëtarët vendorë, të cilët njëherësh janë kolegë të reperit. /Telegrafi/

Exit mobile version