Është njëri nga artistët shqiptarë, i cili gjatë këtij viti nuk është ndalur me projekte të reja muzikore. Dhe reperi i popullarizuar, Gold AG, ka bërë të ditur se edhe këtë verë do argëtoheni me projektet e tij.
Përmes një postimi të publikuar në Instagram, Arian Agushi tregon se do t’i publikojë dy këngë të reja gjatë verës. “Dy bomba verës, së shpejti”, ka shkruar ai.
“Mirupafshim oj Medine”, “Zani i Koshares” dhe “Merhaba”, janë projektet e fundit të lansuara nga Gold AG gjatë muajve të fundit.
Reperi po pëlqehet mjaft shumë dhe këto këngë në kanalin zyrtar, YouTube kanë mbledhur miliona shikime.
Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur reperi shqiptar për fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/