Telegrafi

Gold AG paralajmëron pesë projekte të reja muzikore

Foto: Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, duket se ka nisur punën për këngë të re.

Ai së fundmi përmes një postimi në InstaStory ka bërë të ditur se së shpejti do t’i lansojë pesë këngë.

Këto projekte muzikore pritet që të publikohen gjatë muajve: maj, qershor dhe korrik.

Foto: Screenshot/Instagram

“5 këngë së shpejti. Maj, qershor dhe korrik”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithatë, artisti nga Presheva nuk ka dhënë më shumë detaje nëse ndonjëra prej tyre do të jetë bashkëpunim.

E fundit e publikuar nga Arian Agushi (emri i vërtetë) mban titullin “Trimi i babës”.

Pritet të shihet në vazhdim se çfarë ka rezervuar 38-vjeçari për fansat dhe publikun. /Telegrafi/