Telegrafi

Gold AG paralajmëron këngë së bashku me Nikollë Nikprelaj

Gold AG dhe Nikollë Nikprelaj Foto: Instagram

Ai është ndër artistët më të dashur që ndonjëherë ka pasur estrada shqiptare.

Bëhet fjalë për rep-artistin Gold AG, i cili nuk i kursen informacionet sa i përket jetës dhe karrierës profesionale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai tashmë ka bërë të ditur se do të lansojë këngën e re.

“Jem Iliria, jem Teuta”, mban titullin projekti muzikore, që kësaj radhe do jetë në bashkëpunim me artistin Nikollë Nikprelaj.

Agushi pati rastin që të ndajë edhe një imazh së bashku me artistin, derisa që të dy shiheshin me veshje tradicionale.

Ndërkaq, “Malli i vendlindjes” është kënga tij e fundit, që u lansua vetëm dy javë më parë. /Telegrafi/