Telegrafi

Gold AG paralajmëron gjashtë këngë të reja për dëshmorë

Gold AG (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, shquhet tashmë për tekstet e projektet e tij patriotike.

Ai së fundmi ka njoftuar fansat se ka gati gjashtë projekte, të cilat pritet t’i lansojë nga muaji tetor.

I njëjti njëherësh ka zbuluar titujt e këngëve që ia ka dedikuar dëshmorëve të kombit.

Gold AG (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i artistit shqiptar:

“Disa nga këngët për dëshmorë në vazhdim nga tetori.

1. Tornado

2. Fadil Maloku

3. Hamëz Jashari

4. Bardhyl Osmani

5. Indrit Cara”.

Reperi i njohur ka qenë duke i shijuar disa ditë pushimi në Turqi bashkë me gruan e tij, doktoreshën e estetikës nga Gjilani, Ermira Shkodrën.

Të njëjtit i dhanë fund beqarisë në qershor të këtij viti ndonëse nuk organizuan ndonjë ceremoni. /Telegrafi/