Telegrafi

Gold AG paralajmëron duetin e ri me Anxhela Peristerin

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur, Gold AG, vazhdon të jetë një emër shumë i angazhuar në muzikë.

Pas projekteve të shumta të publikuar muajve të fundit, reperi është në përgatitje të një tjetër bashkëpunimi.

Bëhet fjalë për një këngë me ritme verore, e cila do të vijë në duet me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Anxhela Peristeri.

Lajmin për këtë bashkëpunim e kanë bërë të ditur vet dyshja, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nga imazhet, vërehet se xhirimet janë kryer në bregdet dhe si rrjedhojë edhe klipi pritet të jetë mjaft “i nxehtë”.

Ky është bashkëpunimi i parë mes dy artistëve në fjalë. /Telegrafi/