Telegrafi

Gold AG paralajmëron diçka të re (Foto)

Reperi Gold AG me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lënë të kuptohet se do të vijë me një këngë që do të pëlqehet në masë.

Me anë të një publikimi në InstaStory, Arian Agushi ka paralajmëruar atë që duket të jetë një projekt i ri.

Lexo po ashtu Gold AG i talentuar të këndojë në dasma, shikoni si performon në sofër (Video)

Sipas reperit, do të jetë diçka e pëlqyeshme, pasi mes tjerash ka shkruar: “Po vjen bomba”.

Postimi i Gold AG (InstaStory)

Jemi mësuar që Goldin ta dëgjojmë shpesh në bashkëpunime edhe me këngëtarë të muzikës popullore, ndërsa nuk duhet se çfarë do të sjellë në vazhdim.

Ai nuk ka dhënë ndonjë detaj më tepër, përveç mbishkrimit në fotografinë e publikuar në rrjetin social. /Telegrafi/