Site icon Telegrafi

Gold AG nxjerr në shitje albumin e ri “Në Dukagjin” (Foto)

Reperi Gold AG nuk po ndalet me realizimin e projekteve të reja.

Pas disa këngëve që solli këtë vit, shumica prej tyre në bashkëpunim, Gold AG kësaj radhe i ka grumbulluar të gjitha në një album.

“Në Dukagjin” mban emrin albumi i tij i ri, njëherit me të njëjtin titull është kënga që solli në bashkëpunim me Hysni Klinakun, pas nderimit me mirënjohjen e heroit të kombit “Luan Haradinaj”.

Lexo po ashtu Gold AG me urim emocional për nënën (Foto)

Reperi ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka promovuar albumin e tij më të ri, duke u treguar fansave që nga ky moment ata mund ta kenë në duart e tyre, vetëm duke e blerë në ndonjë pikë shitje të autorizuar.

Albumi “Në Dukagjin” përmban plot këto 10 këngë të reperit:

1. “Në Dukagjin” (Ft. Hysni Klinaku)
2. “Babë”
3.  “E kam emrin Preshevar”
4. “Pa ty” (Ft. Kaltrina Selimi)
5. “Pe du” (Ft. Aida Doçi)
6. “Llokum” (Ft. Anxhela Peristeri dhe Labi)
7. “N’deti”
8. “Ëndërr dëshmori”
9. “Pa Namaz” (Ft. Duli)
10. “Pa hile”.

Albumi është nxjerr në shitje nga “Vizion dhe Libonia”. /Telegrafi/

Exit mobile version