Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Dhe me këtë rast, reperi Gold AG ka paralajmëruar një surprizë si një mysliman i devotshëm dhe praktikues i fesë islame.
Në një njoftim të fundit të bërë në InstaStory, artisti nga Presheva thotë se do të vijë me një befasi ditën kur do të fillojë Ramazani.
“13 prill, diçka e bukur”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Megjithatë, deri më tani artisti nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtij projekti.
Sa i përket projekteve të fundit, “Prej kur’ ka le dielli” mban titullin kënga e fundit e Gold AG në bashkëpunim me Ismet Bexhetin.
Kënga u mirëprit dhe ka kaluar shifrën e një milion klikimeve për pak javë. /Telegrafi/