Site icon Telegrafi

Gold AG nis punën për këngën e re, fotografohet në studio muzikore

Gold AG (Foto: Instagram)

“Prishtina” mbetet kënga e fundit e lansuar nga reperi i njohur Gold AG në bashkëpunim me artisten Albina Kelmendi.

Dhe pas këtij bashkëpunimi, i cili u prit mirë nga publiku, artisti nga Presheva tregon se ka nisur punën për këngën e radhës.

Njoftimin për fansat e ka bërë me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Gold AG (Foto: Instagram)

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit duke mos zbuluar asgjë më shumë për fansat e publikun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithëse nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë, projekti besohet se do të pritet mirë nga admiruesit e muzikës së tij – pasi pëlqehet gjithandej trojeve shqiptare.

“Prishtina” përndryshe deri më tani ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version