Telegrafi

Gold AG nga Xhumaja: Zot ruaje atdheun tim (Foto)

Reperi i njohur Gold AG shpesh bëhet temë e mediave rozë lidhur me postimet e në rrjetet sociale.

Ai ka treguar gjithnjë se është një mysliman i devotshëm, dhe si i tillë kryen me rregull të gjitha ritet fetare dhe e predikon fenë.

Një gjë të tillë, ai e ka bërë shpesh herë të ditur edhe përmes imazheve që publikon shpesh në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet pas faljes së të premtes në xhami.

Me një lutje për vendin, Gold AG shkroi një status shumë të veçantë në mbishkrimin e fotografisë.

“Zot ruaje atdheun tim”, kanë qenë fjalët e tij referuar pas faljes së xhumasë. /Telegrafi/