Telegrafi

Gold AG nesër sjell klipin e ri “Liridona” (Foto)

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të jetë një ndër reperët më aktiv të skenës.

Javë më parë në një prononcim për Telegrafin, ai u shpreh se ka përgatitur plot projekte të reja për publikun këtë vit, të cilat pret ti lansojë një pas një.

Kënga e tij e radhës titullohet “Liridona” dhe vjen në bashkëpunim me këngëtari Gëzim Nika.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një statusi të publikuar në Facebook, gjersa ditë më parë kishte publikuar edhe një fotografi nga xhirimet, ku shfaqej përkrah këngëtarit Nika.

Klipi është xhiruar në Shqipëri, dhe po finalizohet nga MAX Production. /Telegrafi/

Imazhe nga xhirimet e klipit “Liridona” Gold AG Ft. Gëzim Nika. Foto nga Instagram/