Reperi nga Presheva, Gold AG, duket se ka finalizuar projektin e ri muzikor.
Ai ka njoftuar fansat se nesër (e premte) lanson këngën e re dhe këtë herë ka bashkuar forcat me këngëtaren e mirënjohur, Dava Gjergji.
Kjo këngë i kushtohet dëshmorit të Tropojës, Bylbyl Breçani, ndërsa pritet të publikohet saktësisht në orën 20:00.
“Nesër në ora 20:00 vjen kënga e re me videoklip “Bylbyli i Tropojës” në bashkpunim me këngëtaren e fëmijërisë time Dava Gjergji. Kënga i kushtohet dëshmorit të Tropojës Bylbyl Breçanit, i cili ra për të mos vdekur kurrë në Kosharen legjendare, dhe shpresoj që do të pëlqehet nga mbarë populli shqiptarë”, ka shkruar ai.
Arian Agushi (emri i vërtetë) tregon se tekstin dhe muzikën e ka punuar vet ai, kurse për orkestrimin është kujdesur Faton Canolli.
“Nuse” përndryshe mbetet kënga e fundit e publikuar nga Gold AG, e cila për vetëm një javë ka arritur të grumbullojë afro një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/