Telegrafi

Gold AG i nënshtrohet procedurave për heqjen e tatuazheve me laser

Foto: Instagram

Tatuazhet kanë qenë një pjesë të cilat janë diskutuar tejet shumë kur bëhet fjalë për reperin Gold AG.

Kjo pasi artisti shquhet si një mysliman i devotshëm dhe se me fenë islame janë të ndaluara rreptësisht.

Edhe pas faktit që këngëtari ka sqaruar se janë bërë në një periudhë të hershme të rinisë për të cilën ka pendesë, komentet sërish kanë vazhduar.

Gold AG (Foto: Instagram)

E së fundmi, ylli nga Presheva ka treguar se i është nënshtruar ndërhyrjes së largimit të tatuazheve me laser.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

Krijuesi i hitit “Prishtina” duket se dëshiron t’i heqë një herë e mirë gjurmët e ‘viteve problematike’.

Arian Agushi (emri i vërtetë) nga ana tjetër pak ditë më parë paralajmëroi këngën e re kushtuar të birit.

Lexo po ashtu Gold AG realizon këngë për ditëlindjen e parë të djalit, publikohet me 28 nëntor

Ai njoftoi se më 28 nëntor do ta sjellë projektin e radhës në ditëlindjen e parë të djalit. /Telegrafi/