Reperi i njohur Gold AG ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë për fansat e tij diçka të re.
Ndërkohë, ai vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, reperi është kthyer në retrospektivë, duke publikuar një fotografi interesante nga e kaluara e tij.
Ai ka zgjedhur të publikojë një imazh nga synetia e tij.
Këtë fotografi, Gold AG e ka publikuar për ndjekësit e tij në llogarinë personale në Instagram.
“1995, pak duke u frikësuar, pak duke u gëzuar”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, të realizuar 22 vjet më parë. /Telegrafi/