Telegrafi

Gold AG miqësi të mirë me politikanët, kësaj here shfaqet përkrah Rexhep Selimit (Foto)

Reperi i njohur Gold AG është gjithnjë shumë i përfolur në mediat vendore.

Shpesh ai është bërë temë lidhur me këngët e tij patriotike, ose që transmetonin mesazh revolte.

Jo pak herë kemi pasur rastin ta shohim me këngë kundër politikanëve, e në disa raste edhe të fotografuar pranë tyre.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin.

Ky i fundit u bë temë në media gjatë ditëve të fundit, lidhur me një deklaratë tij për gazetën “Zëri”, ku tha se partia e tij do ta votojë shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Në ‘selfie’-n që Goldi ka publikuar në InstaStory, ata shfaqen shumë të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, teksa duket se ruajnë një miqësi të mirë. /Telegrafi/