Telegrafi

Gold AG mesazh prindërve që i maskojnë fëmijët për Halloween: Vezët që i gjuajnë, më mirë t’ua japin familjeve të varfra

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është i njohur për reagimet e tij të shumta në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ka reaguar rreth maskimeve që bëhen për festën e Halloweenit.

Ai u bën thirrje prindërve që të kenë kujdes dhe të mos i shëmtojnë fëmijët e tyre për këtë festë.

Reperi nga Presheva gjithashtu citon faktin se vezët që fëmijët që i gjuajnë për këtë festë, do ishte më mirë që t’u dërgoheshin familjeve në nevojë.

“Kemi bërë bereqet të tepërt sa që vezët i hedhim pa menduar dy herë. Kudo në rrugë vezë të hedhura, goditen automjetet, kalimtarët e çdo fjë në qytet, fëmijët duken çdo ditë më të bukur se sot. Nuk e di si merret lakmi në të keqen, si do qoftë fëmijë e prind të nderuar vitin e ardhshëm për këtë “festë” kisha pas dëshirë ato vezë të tepërta që i keni ti mbledhim e ti japim te familjes që nuk i posedojnë gjërat elementare në tavolinë, dhe shpresoj që spaku një sevapë të vogël e fitojmë së bashku. RUANI FËMIJËT MOS I BONI ASHTU SIÇ NUK DO TI KISHIT DËSHIRUAR KUR TË KISHIN LINDUR”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.

Foto: Gold AG/InstaStory

Ndërkohë, shumë kolegë të tij zgjodhën maskime të shumta për këtë festë, duke marrë vëmendjen me personazhin që ata zgjodhën të dukeshin për këtë Halloween. /Telegrafi/