Gold AG ka nxitur spekulime se është në përgatitje të një tjetër dueti me këngëtaren e mirënjohur, Shyhrete Behluli.
Bashkëpunimet mes tyre kanë rezultuar shumë të suksesshme, prandaj një tjetër projekt padyshim se do të pritej mirë nga fansat.
“Dashnia e nanës” dhe “Vëlla e motër” janë dëgjuar në masë të madhe nga dashamirët e muzikës së tyre, prandaj fansat do ta mirëprisnin një tjetër duet.
Arian Agushi ka postuar një fotografi të përbashkët me Shyhreten dhe vajzën e saj, Engjëllusha Salihu.
“A del dueti i mirë”, ka shkruar reperi në postimin e tij.
Nuk dihet nëse Goldi e ka menduar vërtet një realizim të ri mes tyre, apo ka qenë vetëm një përshkrim i fotografisë.
Për më shumë, pritet të shihet nëse edhe Engjëllusha mund të jetë pjesë e projektit. /Telegrafi/