Ai është ndër rep-artistët shqiptar që pëlqehet në masë të madhe për zhanrin që interpreton.
Fjala është për Gold AG, i cili kohëve të fundit ka rezultuar të jetë mjaft aktiv me prurjet e reja.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka publikuar këngën më të re.
“Plumbi” mban titullin prodhimtaria muzikore, për të cilin reperi kësaj radhe nuk i ka zbuluar bashkëpunëtorët.
“Plumbi, kënga më e re”, ka shkruar ai në përshkrim.
Reperi mori pëlqime të shumta në postim, por edhe komente të fansave të cilët shprehnin pëlqimin.
Ndërkaq që në minutat e parë të lansimit, “Plumbi” ka filluar të pëlqehet nga admiruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/