Site icon Telegrafi

Gold AG lanson klipin e këngës “Histori”

Gold AG (Foto: YouTube/Gold AG)

“Histori” mban titullin kënga më e re e Gold AG që është lansuar me videoklip.

Ditë më parë, Arian Agushi e paralajmëroi këngën e re, të cilën tashmë e ka sjellë për fansat e tij.

Projekti është prodhim i Ardian Kastratit, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi.

Lexo po ashtu Lajemt për Gold AG

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Imagine Films.

“Falja e gjakut” ishte një prej këngëve më të fundit të Arianit, të cilën e lansoi me videoklip.

Gold AG ishte kujdesur për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge, orkestrimin e të cilës e ka bërë Florent Boshnjaku.

Videoja muzikore u lansua para dy javësh dhe aktualisht numëron mbi 1.2 milion shikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version