Site icon Telegrafi

Gold AG i kundërpërgjigjet kritikave që i këndoi Prishtinës në këngën e re, ani pse është nga Presheva

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re “Prishtina” në bashkëpunim me Albina Kelmendi.

Kënga e cila i këndohet kryeqytetit kosovar, është pritur me kritika nga një pjesë e fansave.

Sipas tyre kënga nuk përbën sens për dy interpretuesit, kjo pasi njëri është me prejardhje nga Prishtina e tjetra nga Peja.

Ky ka qenë mendimi që ka dhënë një prej komentuesve, i cili ka rënë edhe në syrin e reperit Gold AG.

Ndërkohë ky i fundit nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet, duke publikuar fotografinë e letërnjoftimit, me vendlindjen e nënvizuar, e cila ishte Prishtina.

Foto: Gold AG/Facebook

“A jemi në rregull tash a ta fshi këngën”, ka qenë kundërpërgjigja e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi.

Gold AG përndryshe është me prejardhje nga Presheva, teksa është lindur e rritur në Prishtinë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version