Reperi i njohur, Gold AG, ashtu si të gjithë kolegët e tij ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i coronavirusit.
Ai ndërkohë po tregohet aktiv për fansat përmes rrjeteve sociale, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, reperi me prejardhje nga Presheva publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar nga vizita e fundit që kishte bërë në Mekë.
Mesa duket në këto ditë të vështira për mbarë globin, Gold AG po e gjen frymëzimin dhe qetësinë tek lutjet drejt Zotit.
“Lutjet që i bëra në jetë erdhën tek unë dit’ për dit; Po veç më e mira qenka të jem mysafiri yt”, kanë qenë fjalët e reperit.
Gold AG përndryshe njihet si një nga reperët, i cili ka publikuar mjaft këngë me motive fetare, të cilat janë pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/