Telegrafi

Gold AG kujton kohën e luftës: Na dërguan te Stacioni i Trenit në Dragodan, mendoja se do të na vrisnin

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai ka rrëfyer pesë nga datat e tij më të rëndësishme të jetës, duke kujtuar kështu edhe datën e veçantë të vitit 4 prill të vitit 1999.

“Kanë ardhur dhe na kanë nxjerrë nga shtëpia dhe na kanë çuar te treni. Unë faktikisht kurrë nuk e kisha pas parë atë pjesën në Dragodan që ka trena, kështu që e pash edhe atë pjesë dhe mendosjah mos kanë për të na vrarë. E mbajsha mend prej xhirimeve tjera qysh i kanë vrarë,edhe unë në atë moshë e kisha këtë mendim, isha në moshën 12 vjeçare dhe më pas na quan në Bllacë”, ka thënë reperi me prejardhje nga Presheva.

Foto: Gold AG/Instagram

Tutje, ai ka rrëfyer se më pas dy ditësh qëndrimi në Bllacë, familja e tij janë shpërngulur për në Strugë, ku kanë qëndruar deri në përfundim të luftës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duke kujtuar përjetimet dhe vuajtjet e asaj kohe, kjo është arsyeja që reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arianm Agushi, sot në repertoarin e tij numëron një numër të madh këngësh, dedikuar heronjve të luftës.

Gold AG përndryshe së fundmi prezantoi për fansat këngën e tij më të re me Adem Ramadanin të titulluar “Era Ramazan”, e cila u publikua në kuadër të muajit të shenjtë të myslimanëve. /Telegrafi/