Telegrafi

Gold AG krah Haradinajt dhe Halil Kastratit, uron nisjen e ndërtimit të Shtëpisë së të Moshuarve në Suharekë

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur, Gold AG, ka marrë pjesë së fundmi në një ceremoni solemne në Suharekë.

Bëhet fjalë për ceremoninë e organizuar me rastin e nisjes së ndërtimit të Shtëpisë së të Moshuarve, nga organizata “jetimat e Ballkanit”, në krye me Halil Kastratin.

Reperi ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet krah hoxhës Halil Kastrati, kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj si dhe kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e fotografisë, ai ka uruar nisjen e ndërtimit të këtij objekti të veçantë.

“Urime Suharekë fillimi i punës për shtëpinë e të moshuarve pa përkujdesje”, kanë qenë fjalët e reperit Gold AG.

I njëjti është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale nga mijëra fansa, dhe shpesh ka treguar mbështetjen e tij për iniciativat e tilla bamirëse që ndërmerren nga organizata “Jetimat e Ballkanit”, dhe jo vetëm. /Telegrafi/