Telegrafi

Gold AG konfirmon bashkëpunimin me Fisnikët

Agim Gërguri dhe Arian Agushi (Foto: Instagram)

Reperi nga Presheva, Arian Agushi i njohur si Gold AG, siç shihet po vjen me projekt të ri muzikor.

Këngëtari zbuloi përmes rrjeteve sociale, se një bashkëpunim me Fisnikët vjen së shpejti, pasi ka pozuar përkrah vokalistit të grupit, Agim Gërguri.

“Fisnikët & Gold AG”, ka shkruar krahas këtij imazhi ai, që lë të kuptohet së dyshja po vijnë me projekt të përbashkët.

Pranë imazhit, Ariani mori komente të llojllojshme nga fansat e tij, të cilët mezi po presin për një duet mes tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gold Ag

Gold AG këtë vit thuajse çdo muaj publikoi projekte muzikore, duke mos munguar edhe bashkëpunimet me emra të njohur të estradës.

“Tetova e Dardana”, “Suhareka”, “Mirupafshim oj Medine”, “Letra e Babës”, janë disa nga këngët e tij më të suksesshme e të pëlqyera nga publiku.

I njëjti po ashtu ka qenë mjaft prezent në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/