Site icon Telegrafi

Gold AG këtë muaj publikon edhe tri këngë të reja

Foto: Instagram

Reperi i njohur Gold AG gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me prurje muzikore.

Artisti, i cili ka mbledhur fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare, së fundmi njoftoi se po vjen me tri këngë të reja.

Ai përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se deri në fund të muajit nëntor do të lansojë disa projekte muzikore, përfshirë këtu edhe në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“19 nëntor – Tornado, 26 nëntor – Prej Shqipnie, 28 nëntor – babë e djalë”, ka shkruar ai, referuar këngëve të reja që do t’i publikojë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet ndërkohë kanë qenë të shumta nga ana e fansave, të cilët duket se mezi po presin për prurjen e re të 34 vjeçarit.

Ndryshe, Gold AG ditë më parë publikoi këngën e re “Trimi i Dukagjinit” dedikuar dëshmorit Fadil Maloku. /Telegrafi/

Exit mobile version