Site icon Telegrafi

Gold AG kërkon ndihmë financiare për Safete Maka, nevojiten 25 mijë euro për shërim jashtë vendit

Rastet e sëmundjeve të rënda për të cilat kërkohet trajtim jashtë vendit nuk janë të rralla në Kosovë.

Një rast i tillë është edhe Safete Maka, e cila është e diagnostifikuar me aneurisma AMC, e që i duhet trajtim urgjent endovaskular.

Pasi trajtimi i saj nuk është i mundur të realizohet në Kosovë, asaj i duhet trajtim jashtë vendit.

Familja e zonjës Safete nuk kanë mundësi që shpenzimet e trajtimit prej 25 mijë euro t’i mbulojnë vet, trajtimi duhet të filloj në kohë sa më të shpejtë, andaj kerkojnë ndihmën tuaj për ta vazhduar trajtimin në Turqi.

Apel për ndihmën e saj ka kërkuar edhe reperi i njohur shqiptar, Gold AG përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Në postimin e reperit gjenden të gjitha të dhënat përmes të cilave mund të ndihmojnë ata që duan.

Donacionet tuaja mund t’i dërgoni në llogarinë e Halit Maka (bashkëshorti i zonjës Safete) me numër: XK051401000015210943

Mundë të ndihmoni edhe duke i kontaktuar familjarët në këtë numër të telefonit: 044 305 872

Më poshtë postimi i plotë i Gold AG:

Familja Maka ka nevojë për ndihmën tuaj!

Safete Maka është diagnostifikuar me Aneurisma AMC. Zonjës Safete i duhet TRAJTIM URGJENT ENDOVASKULAR.

Me që ky trajtim nuk është e mundur të merret në Kosovë, është drejtuar për trajtim jashtë vendit.

Familja e zonjës Safete nuk kanë mundësi që shpenzimet e trajtimit prej 25.000 € ti mbulojnë vet, trajtimi duhet të filloj në kohë sa më të shpejtë, andaj kërkojnë ndihmën tuaj për ta vazhduar trajtimin në Turqi.

Një ndihmë e vogël e juaja, do të jetë një shpresë e madhe për familjen Maka!

Donacionet tuaja mund t’i dërgoni në llogarinë e Halit Maka (bashkëshorti i zonjës Safete) me numër: XK051401000015210943

Mund të ndihmoni edhe duke i kontaktuar familjarët në këtë numër të telefonit: 044 305 872

 

Ndërkohë, Gold AG ka bërë apel edhe për ndihmën e 29-vjeçarit nga Peja, Albertit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë në veshkë.

Për shërimin e tij kërkohet që të bëhet një transplantë që kushton 21 mijë euro, por familja e të riut nuk mund të përballoj shumën e kërkuar për shërimin e djalit të tyre.

Alberti është i martuar dhe baba i një djali, ndërsa është i vetmi mbajtës i familjes.

Për të ndihmuar atë emra të ndryshëm të estradës kanë bërë apel për ndihmë. Mes tyre edhe edhe reperi i njohur, Arian Agushi i njohur me emrin artistik si Gold AG. Rap-artisti nga Presheva ka shpërndarë apelin për ndihmë në rrjetet e tij sociale.

Ndërsa, të gjithë ata që duan të ndihmojnë Albertin mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +38349175648, në paypal: 1994albertii@gmail.com ose nëpërmjet xhirollogarisë bankare në Teb.

/Telegrafi/

Exit mobile version