Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gold AG ka bërë të ditur se më 17 shkurt do ta lansojë këngën e re.
Reperi e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën paraqitet në studio duke e incizuar këngën e re.
Arian Agushi është kujdesur vet për muzikën dhe e ka shkruar tekstin, ndërsa orkestrimin e ka bërë Nexhat Mujovi – Virusi.
Dhe videoja është pikërisht nga studioja e Virusit, ku Gold AG dëgjohet duke kënduar për luftëtarin e lirisë, Naim Beka, i cili ndërroi jetë pas lufte në tetor të vitit 1999 në krye të detyrës si komandant i logjistikës në TMK, në fshatin Doganaj të Kaçanikut.
Kënga e re e reperit do të lansohet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, kur edhe do të festohet dymbëdhjetë vjetori i Pavarësisë. /Telegrafi/