Gold AG ka njoftuar se bashkëpunimi i tij me Shyhrete Behlulin kushtuar Adem Jasharit është ricaktuar që të publikohet të dielën në ora 14:00, pasi data fillestare ishte shtyrë për shkak të tragjedisë që e kaploi Shqipërinë.
“Videoklipi që ishte në plan të lansohet më 27 nëntor për nder të Ditës së Flamurit, nuk u lansua shkaku i tragjedisë që na ndodhi mbarë popullit shqiptar”.
“Shpresoj që kjo sprovë të mbarojë me kaq e ne të jemi të kujdesshëm edhe më shumë për vëllezërit e motrat tona në Shqipëri, ashtu siç ishim deri sot”.
“Kënga me videoklip për Adem Jasharin do të lansohet ditën e diel”.
“Nuk mundëm ta urojmë njëri-tjetrin këtë 28 Nëntor, por i treguam botës se ne vërtet jemi një”, ka shkruar Arian Agushi në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/