Site icon Telegrafi

Gold AG ka dyshime mbi coronavirusin: Ilaçi nuk është gjetur, e dalin pacientë të shëruar

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur, Gold AG, ka qenë mjaft i përfolur muajve të fundit.

Ndonëse u detyrua të ndërpresë aktivitetet muzikore shkaku i pandemisë coronavirus, jo e njëjta ndodhi edhe me projektet muzikore.

Ai publikoi disa javë më parë këngën “Shkronjat e arta”, për të cilën u detyrua të japë edhe deklaratë në polici rreth përmbajtjes së tekstit të saj.

Ndërkohë, Gold AG është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale nga fansat, në të cilat jo pak herë refuzon të shprehë mendimin e tij lidhur me një çështje të caktuar.

Së fundmi, në një shkrim të ndarë me ndjekësit në InstaStory, reperi ka treguar se është duke hedhur dyshimet  tij mbi pandeminë COVID-19, që ka pushtuar planetin.

Foto: Gold AG/InstaStory

“Ilaçi nuk është zbuluar, E dalin pacientë të shëruar, gjë për të dyshuar!”, kanë qenë fjalët e ti në InstaStory.

Me këtë, reperi sikur deshi t’u tregojë ndjekësve të tij që situatën e coronavirusit po e sheh si diçka “të orkestruar” dhe jo tërësisht realiste. /Telegrafi/

Exit mobile version