Reperi i njohur kosovar është një prej reperëve më të kërkuar të momentit.
Ai ka treguar gjithmonë se është një mysliman i devotshëm, dhe praktikon të gjitha ritet fetare.
Mirëpo tatuazhet në trupin e tij shpesh janë bërë temë diskutimi, duke ngritur pyetjen se si ka mundësi që reperi ka bërë diçka të tillë që është në kundërshtim me rregullat e islamit.
I ftuar në “NIN”, Gold AG e pranoi se tatuazhet nuk shkojnë me islamin, por pendimi po.
“Feja me tatuazhe nuk shkon, por pendimi shkon me fenë. Unë jam penduar tani për to, por nuk e kam dit që është gjynah. Edhe një maicë sado të shtrenjtë nëse e vesh cdo ditë të bëhet bajat. Pra, edhe këto kur i sheh cdo ditë të shkojnë nerva”, ka thënë reperi i njohur.
Tutje, ai tregoi se ka shumë miq të cilët nuk kanë tatuazhe, por që e respektojnë në kryerjen e riteve fetare.
“Ka pasur persona me tatu që i ka la hoxha. Unë kam shokë që nuk kanë tatuazhe, por që kur hy unë me u fal në xhami, ata presin në kerr e nuk falen”, ka treguar ai më tej. /Telegrafi/