Reperi kontravers, Gold AG, i është gëzuar tej mase lirimit të Shefqet Krasniqit.
Ligjëruesi i njohur i çështjeve fetare ishte liruar nga një sërë akuzash pas një gjykimi që zgjati dy vjet.
Gold AG vazhdimisht dhe gjithmonë ka shprehur përkrahjen për të në forma të ndryshme.
E kjo nuk mungoi as ditën e sotme kur ai u lirua nga një gjykatë në Prishtinë prej të gjitha akuzave.
“Qofsh i lirë gjithmonë o Luan i dinit tonë”, u shpreh Arian Agushi në rrjetin social Facebok.
Gold AG publikoi së fundmi një projekt patriotik dedikua Daut Haradinajt.
Ai ka paralajmëruar së shpejti një projekt të ri me Shyhrete Behlulin. /Telegrafi/