Telegrafi

Gold AG i gëzohet lajmit për lejimin e dasmave

Gold AG (Foto: Instagram)

Edhe pse akoma nuk është bërë një konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, dasmat dhe ahengjet e ndryshme muzikore u njoftua se do të fillojnë nga data 1 korrik.

Këtë e bëri të ditur ditën e djeshme ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin, ku sqaroi se sot do të dalin me një udhëzues me rekomandime për masat që duhet të merren për këto organizime.

Lajmit për lejimin e dasmave dhe mbrëmjeve të tilla i janë gëzuar një pjesë e madhe e estradës shqiptare, marrë parasysh përfitimet që kanë.

Gold AG (Foto: Instagram)

E një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur Gold AG, i cili po ashtu është mjaft i kërkuar në këto evenimente.

Lexo po ashtu Ministri Krasniqi: Nga 1 korriku, dasmat do të organizohen në bazë të një udhëzuesi

Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, Gold AG shprehet i gëzuar për vendimin që tashmë është marrë edhe për këngëtarët.

“Përhajr na qoftë edhe neve, prej 1 korrikut”, ka qenë mbishkrimi që ia ka vënë postimit në fjalë.

Ndërkaq, vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e nënshkrimit, gjersa bëhet e ditur që kjo do të ndodhë nën masa strikte të mbrojtjes, në mënyrë që të mos përhapet edhe më shumë sëmundja e COVID-19. /Telegrafi/