Telegrafi

Gold AG i gëzohet arrestimit të Gjuriqit

Reperi i njohur për këngët me motive patriotike, Gold AG, i është gëzuar jashtë mase arrestimit të Marko Gjuriq.

Arrestimi i zyrtarit të lartë të Qeverisë së Serbisë bëri bujë në të gjitha mediat.

Pa reaguar nuk ka mundur as reperi Gold AG, i cili i është gëzuar tej mase këtij arrestimi.

“Gjuriq tjera herë vet kur t’vish se se sheh as Mitrovicën as Prishtinën (kryt posht oj dele se ki LUana ktu) (sic.)”, ka shkruar Gold AG në postimin e tij në rrjetet sociale.

Gold AG ka arsye të veçantë për t’iu gëzuar një akti të tillë, pasi ai është marrë me ish okupatorin në shumë këngë të tij patriotike.

Këngëtari pikëpamjet e tij patriotike asnjëherë nuk i ka fshehur dhe shpesh ka qenë objekt i sulmeve.

Arian Agushi është reper nga Presheva që kryesisht realizon këngë rep patriotike. /Telegrafi/