Site icon Telegrafi

Gold AG fotografohet pranë shtatores së Beg Rizajt në Deçan: Dua të këndoj një këngë për trimin

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi Gold AG është i njohur për bashkëpunimet e tij të shumta dhe këngët patriotike.

Në veçanti, ai është treguar i kujdesshëm që t’iu dedikojë këngë të gjithë heronjve të rënë në luftë, e në veçanti trimave të Deçanit.

Së fundmi, Gold AG është fotografuar pranë bustit të Beg Rizajt në Deçan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë fotografi, ai e ka publikuar në rrjetin social Instagram, teksa në mbishkrimin e saj ka treguar se po mendon dedikimin e një kënge ndaj tij.

“Dua ta këndoj një këngë për trimin, për Deçanin e Dukagjinin”, kanë qenë fjalët e tij.

Ndërkohë, i njëjti ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Anxhela Peristerin. /Telegrafi/

Exit mobile version