Site icon Telegrafi

Gold Ag flet për pajtimin me Getin dhe iu përgjigjet thumbimeve të Noizyt (Video)

Gold Ag ka folur rreth pajtimit të tij me Getoar Selimin, pasi një fotografi e përbashkët e dy reperëve bëri bujë mediatike.

Arian Agushi ka thënë se “burrë është ai që fal” dhe se njerëzit falin gjakun e fëmijës e le më mosmarrëveshjet e tilla që kanë të bëjnë me muzikën.

Lexo po ashtu Pajtohen Gold AG dhe Geti, bëjnë foto bashkë (Foto)

“Së pari e kam bërë për hir të Zotit. E dyta e kam bërë për hir që jemi shqiptarë, edhe fansat e mi me fansat e tij të mos shikohen kurrë shtrembër ose të mos shahen dhe të mos kenë problem mes vete. Se jemi popull i vogël, kështu që nuk na takon neve që për muzikë t’i shtimë ata në sherr”, ka thënë Gold Ag për Prive.

Reperi madje ka theksuar se i ka larguar nga YouTube ‘diss-at’ që ia ka dedikuar Getit në të kaluarën. Ndërsa në të ardhmen nuk e hedh poshtë mundësinë e një bashkëpunimi me Ghetto Geasy.

Ndërkaq, pajtimi në mes të Goldit dhe Geti nuk ka qëndruar pa u komentuar nga Noizy, i cili ka rivalitet me të dyja palët.

Por, Ariani thotë se Rigels Rajku ka marrë sharje më të rënda dhe pastaj është pajtuar. Për më shumë, ndiqeni rrëfimin e Gold Ag. /Telegrafi/

Exit mobile version