Telegrafi

Gold AG me fjalë zemre për babanë e ndjerë: Veç sytë me t’i pa, krejt botën e kisha dhënë

Foto: Getty Images

Reperi i njohur Gold AG, ka treguar se ka pasur një lidhje të veçantë me babanë, i cili e ka lënë atë shumë i ri.

Ai madje vitin e kaluar i ka kushtuar edhe një këngë të ndjerë atij, të titulluar “Babë”.

Mallin për të, Gold AG e shpreh edhe përmes rrjeteve sociale, ku së fundmi ka publikuar një fotografi të tijën në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

” Veç sytë me ti pa , krejt botën e kisha dhonë … BABI”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti, ka publikuar pak javë më parë bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtaren Shyhrete Behluli, këngën “Gurbetqari”.

Ai vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte, gjersa vazhdimisht punon edhe në projekte të reja. /Telegrafi/