Telegrafi

Gold AG emocionon me interpretimin live të ilahisë në xhami (Video)

Reperi Gold AG ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e tij muzikore me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai është një mysliman i devotshëm, ndërsa si reper që është, nuk heziton që të këndojë edhe ilahi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gold AG

Së fundmi, Gold AG ka vendosur që të interpretojë për publikun live një nga ilahitë e tij në një xhami.

Në videon e publikuar nga reperi në rrjetin social Instagram Goldi shfaqet teksa këndonë ilahinë e tij të famshme “Në shtëpinë tënde”. /Telegrafi/