Site icon Telegrafi

Gold AG e pajis të birin me pasaportë të Shqipërisë

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka treguar gjithmonë me krenari ndjenjën e atdhedashurisë.

Ai tash e sa vite posedon nënshtetësi shqiptare, për çka edhe krenohet më së shumti.

Ndërkohë, këto ditë reperi ka qëndruar në Shqipëri, ku së bashku me gruan dhe djalin e vogël kanë vizatuar bregdetin dhe kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

Njëherësh, Gold AG, ka shfrytëzuar rastin që edhe ta pajisë djalin e tij me pasaportë shqiptare, si djalë i një prindi që tashmë veç e gëzon këtë nënshtetësi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi me prejardhje nga Presheva, i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi të pasaportës shqiptare të djalit, të vendosur në duart e vogla të tij.

Foto: Gold AG/InstaStory

“Jam gjaku i ri, i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”, kanë qenë fjalët e Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, ai dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra, u gëzuan me fjalë më 28 nëntor të vitit të kaluar, ashtu siç edhe kishin shprehur publikisht dëshirën e tyre që djali tu vinte në jetë ditën e flamurit. /Telegrafi/

Exit mobile version