Site icon Telegrafi

Gold AG i drejtohet djalit me fjalë përkëdhelëse: Nuk gjen asgjëkund më të mirë se dora që të përkundi bir

Foto: Gold AG/InstaStory

Reperi i njohur shqiptar Gold AG është bërë baba më 28 nëntor të vitit që shkoi.

Ai dhe bashkëshortja e tij mirëpritën në jetë një djalë, të cilin dyshja vendosën ta pagëzojnë me emrin Gueril.

Reperi me prejardhje nga Presheva duket se është shumë i lidhur me djalin e tij, i cili tashmë ia ka ndryshuar jetën.

Foto: Gold AG/InstaStory

Së fundmi, ai publikoi në InstaStory një imazh ku shfaqej duke iu drejtuar të birit me fjalë përkëdhelëse.

“Nuk gjen asgjëkundi, më të mirë se dora që të përkundi…bir”, kanë qenë fjalët e Gold AG-së në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtomë që i njëjti po në ditën që u bë prind për herë të parë, publikoi një këngë të titulluar “Babë e djalë”, e cila u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version