Reperi i njohur Gold AG ditë më parë bëri një lajmërim për fansat duke treguar se nuk do të këndojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai është një ndër reperët më të pëlqyer të tregut shqiptar, ndërsa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Nuk është i njohur për “diss-at” e tij, por së fundmi ka publikuar një fotografi në InstaStory, mjaft thumbuese për disa prej kolegëve të tij reperë.
“Reperat e sotit dy fjal i perseritin. E shkrujn coming soon fansa pritne hitin”(sic.), shkruhet në fotografinë e tij.
Ai nuk ka treguar se me kë e ka konkretisht, megjithatë duket se edhe ai si shumë të tjerë është i revoltuar me disa pseudo rap-artistë të cilët pretendojnë se këndojnë mirë hip-hop, por në fakt tekstet e tyre janë të mangëta që t’i përkasin atij zhanri. /Telegrafi/