Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gold AG ka lënë të kuptohet se mendon për një tjetër bashkëpunim me Shkumbin Ismailin.
Reperi, i cili njihet për bashkëpunime të shumta me kolegët e estradës, duket se po mendon për një tjetër duet.
Ai e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Shkumbinin në Instagram duke aluduar për një bashkëpunim.
“Rendi është edhe një herë apo?”, ka shkruar Ariani në postimin e tij.
Fotografinë e tyre të përbashkët e ka publikuar në InstaStory edhe Shkumbini.
Kujtojmë që dy këngëtarët kishin bashkëpunuar në verën e vitit 2012 me këngën “Lamtumirë”.
Videoklipi i realizuar nga Urban Graphics është shikuar afro gjashtë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/