Reperi i njohur Gold AG dhe këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi, kanë publikuar bashkëpunimin e tij më të ri.
“Jam Gjakova” titullohet kënga e tyre e re, e cila është me motive patriotike.
Kënga është një dedikim për qytetin e Gjakovës, kjo pasi këngëtari Jetishi, i njohur më shumë si Xeni, është me prejardhje nga ky qytet.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Gold AG, gjersa orkestrimi është bërë nga Rrahman Kryeziu.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer kryesisht në Gjakovë.
Dyshja janë shumë të pëlqyer për muzikën e tyre, ndërsa vazhdojnë të jenë mjaft aktivë me projekte të shumta.
Përndryshe, ata nuk mungojnë edhe në koncerte e mbrëmje të shumta, gjersa do të kemi mundësinë t’i shohim edhe në shumë prej programeve festive. /Telegrafi/