Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, sot (e mërkurë) ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Jem Ilira jem Teuta” mban titullin kënga e re e tij, për të cilën ka bashkëpunuar me këngëtarin Nikollë Nikprelaj.
Projekti vjen i shoqëruar edhe me videoklip, të realizuar nga produksioni ‘M Production’.
Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për muzikën është përkujdesur Nikprelaj.
Orkestrimi i këngës ndërkohë është bërë nga Edlir Begolli.
Kjo tashmë gjendet e lansuar në platformën YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga publiku.
Ky njëherësh është edhe bashkëpunimi i parë i reperit me artistin nga Mali i Zi. /Telegrafi/