Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, mbrëmë (e martë) ka surprizuar fansat me publikimin e projektit të ri muzikor.
“Jam Anamorava” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin e njohur Hysni Klinaku.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa është me motive patriotike siç tashmë jemi mësuar nga reperi shqiptar.
Për muzikën dhe tekstin është përkujdesur vet reperi, gjersa për orkestrimin Wirusi.
Videoja atraktive, e cila është e xhiruar në disa pjesë të Anamoravës, i është besuar produksionit “MProduction”.
Kjo këngë tashmë gjendet në platformën YouTube dhe reagimet e fansave të dy artistëve ishin të menjëhershme.
Arian Agushi (emri i vërtetë i reperit) bëri bujë të madhe javë më parë pas lansimit të këngës “Shkronjat e Arta”, madje u intervistua edhe nga Policia e Kosovës pasi projekti u cilësua si nxitje dhe përçarje. /Telegrafi/