Telegrafi

Gold AG dhe Burak Vehapi sjellin versionin e përpunuar të “Dadush”

“Dadush” titullohet projekti më i ri i dy artistëve të njohur të estradës shqiptare.

Fjala është për reperin nga Presheva, Gold AG dhe vokalistin e grupit “FAMA”, Burak Vehapin, të cilët kanë ripërpunuar një prej projekteve të vjetra, ku më parë u këndua nga Afrim Muçiqi, Bujar Qamili e shumë të tjerë.

Duket se kjo këngë e tyre është realizuar për xhirimet e fundvitit, të cilën tanimë mund ta gjeni në kanalin YouTube.

Gold AG dhe Burak Vehapi (Foto: YouTube)

Riorkestrimin e këngës e ka bërë Ardian Kastrati, kurse për producimin është përkujdesur MProduction.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Buraku Grupi Fama

Videoja po ashtu i është besuar produksionit të lartpërmendur, gjersa është publikuar në po të njëjtin kanal muzikor.

Të njëjtit kanë bashkëpunuar edhe më herët, e që vitin e kaluar sollën projektin e përbashkët të titulluar “Urime Ditëlindjen”, përmes të cilit pasqyruan një ngjarje të vërtetë.

Të dy artistët po ashtu janë shumë të kërkuar në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/