Telegrafi

Gold AG dhe bashkëshortja e tij bëhen prindër për herë të parë, vjen në jetë Guerili

Gold AG dhe Ermira Shkodra (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, janë bërë të shtunën prindër për herë të parë.

Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Gueril.

Ashtu edhe siç kishin shprehur dëshirën nëpër intervista, çifti u bënë prindër pikërisht në ditën e festës së flamurit kombëtar.

Gold AG dhe Ermira Shkodra (Foto: Instagram)

Ka qenë reperi Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, ai i cili përmes një postimi në Instagram ka njoftuar për ardhjen në jetë të djalit.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues”, ka shkruar Gold AG në Instagram. /Telegrafi/