Telegrafi

Gold AG dhe Arta Brajmi shtyjnë publikimin e projekteve për shkak të ndeshjeve (Foto)

Reperi i njohur Gold AG kishte paralajmëruar se sot (e shtunë) do të publikonte projektin e tij më të ri muzikor, këngën me titull “Omëlsina”.

Njëlloj kishte paralajmëruar edhe këngëtarja Arta Bajrami që sot në orën 18:00 do të lansonte këngën e re të saj “A dalim”.

Lexo po ashtu “Omëlsina” rikthen Gold AG në stilin e vjetër, reperi shpalos detajet e projektit më të ri (Foto)

Por, asnjëra nga këto dy projekte nuk do të publikohen sot!

Arsyeja është për shkak të ndeshjes Kroaci-Kosovë dhe Shqipëri- Lihtenshtejn, që zhvillohet sonte, pasi që edhe gjithë vëmendja e gjithë publikut është e përqendruar te këto dy lojë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Arta ka bërë një lajmërim për ndjekësit e saj në InstaStory se për shkak të ndeshjes, e shtyn publikimin e klipit “A dalim” për nesër.

Ndërkohë, Gold AG ka bërë gjithashtu një shkrim, duke treguar se nga nesër fansat do të kenë mundësinë të dëgjojnë këngën “Omëlsina”. /Telegrafi/