Artistët e njohur shqiptarë, Gold AG dhe Albina Kelmendi, ashtu siç e kishin paralajmëruar sot (e enjte) publikuan projektin e ri muzikor.
“Prishtina” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Dyshja e famshme e estradës i kanë kënduar qytetit të Prishtinës, ndërsa edhe klipi është realizuar në këtë qytet.
Artistët po ashtu vijnë me një paraqitje tejet atraktive në videoklip, gjersa kanë vënë në fokus thuajse çdo lagje të Prishtinës.
Ndërkohë, kjo video atraktive është përgatitur nga ‘Onima’.
Projekti tanimë është lansuar edhe në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.
Përndryshe, të dy këngëtarët janë shumë të pëlqyer dhe mjaft të angazhuar me prurje të reja muzikore. /Telegrafi/